Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

LaCivitas/ Vangjeli: Nuk është menaxhim i fushatës së PD

21:50 / February 14, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vangjeli
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Për analistin Lorenc Vangjeli, ardhja e Chris LaCivita në Tiranë, nuk është as lobim dhe as menaxhim i fushatës elektorale të PD-së. Sipas tij, është “shpresë për të anashkaluar instrumentin e shpalljes non grata të Berishës, për një festë të mundshme politike në Uashington”.

Në studion e emisionit ‘Log.’, Vangjeli tha se te demokratët “është krijuar ideja se pushteti në Tiranë do të vijë nga ndryshimi i humorit në Uashington”, por shtoi se gjatë këtyre viteve edhe kryeministri Edi Rama ka forcuar lidhjet me njerëz të afërt të Trump dhe pjesëtarët e administratës së tij të re.

Lorenc Vangjeli: Pas tre vjetësh shumë të gjatë të PD, kjo është çarje e parë e izolimit, e rrethimit, nisur që nga shpallja e Berishës non grata.

Ardhja e këtij ekipi, se LaCivita nuk është i vetëm, nuk është lobim, por as menaxhim i fushatës se ardhshme elektorale. Është shpresa për të anashkaluar instrumentin e shpalljes non grata të Zotit Berisha, për një festë të mundshme politike në Uashington.

Kemi një ndryshim të kursit, se nga sovranizmi i djeshëm i deklaruar, sot te demokratët është krijuar ideja se pushteti në Tiranë do të vijë nga ndryshimi i humorit në Uashington.

Ajo që duhet mbajtur shënim është se qoftë në mandatin e parë të Trump, qoftë gjatë kalvarit që katër viteve të presidencës Biden, Rama ka instaluar dhe ka forcuar fort një seri lidhjesh me njerëzit e afërt të zotit Trump dhe pjesëtarët e administratës së re. Kjo e bën garën më të barabartë.

lacivitas Lorenc Vangjeli PD
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama, opsioni i vetëm si Kryeministër? Sekretari i Përgjithshëm i PS: E vendosim ne liderin tonë, ai do fitojë dhe dy zgjedhjet e tjera

22:40 / October 19, 2026

Protestuesi pranon financimin e udhëtimit: Biletën ma kanë paguar

17:21 / October 18, 2026

PD distancohet nga dhuna në protestë pas reagimit të ambasadës amerikane, Floriana Garo: “Ilirjana Kuçana ishte aty si pedagoge”

14:31 / October 17, 2026

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.