Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook X (Twitter) Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

LAJM I FUNDIT/ Kërcënohet ambasadori i Rusisë në Tiranë? Aleks Karpushin: Dua forca antiterrori nga Moska

16:47 / April 26, 20172 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Aleksandër Karpushin
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Ambasadori rus në Tiranë Aleksandër Karpushin i është drejtuar zyrtarisht shtetit shqiptar, duke njoftuar autoritetet se ndihet i kërcënuar.

Burime diplomatike bënë të ditur për “Vizion Plus”, se Karpushin ka njoftuar që prej dy javësh, se ndihet i rrezikuar nga një grup ekstremistësh islamike nga Kosova dhe Maqedonia.

Të njëjtat burime thanë se ky grup, sipas diplomatit Karpushin, është vendosur në një apartament shumë pranë ambasadës ruse në Tiranë dhe vëzhgon prej disa kohësh të gjitha lëvizjet e ambasadorit si dhe të stafit të përfaqësisë diplomatike.

Ai ka theksuar se ekstremistet e ISIS janë ne gjendje te veprojnë gjithkund dhe në çdo rrethanë. Për pasoje, Karpushin ka njoftuar edhe stafin e ambasadës që te evitoje sa më shumë pjesëmarrjen ne aktivitete masive.

Në kohën kur ambasadori rus në Ankara u qëllua për vdekje nga një ekstremist islamik e kur Shën Petërburgu u godit së fundmi nga aktet terroriste, sipas ambasadorit, kanë rritur shqetësimin për sigurinë e ambasadave ruse, përfshirë dhe atë në Shqipëri.

Burimet diplomatike theksuan se ambasada ruse nuk ka ofruar asnjë fakt konkret per grupin qe pretendon se po kërcënon ambasadorin Karpushin.

Por ajo ka kërkuar shtim të personelit, për të sjellë nga Moska në Tiranë një grup ekspertësh të inteligjencës, që do të mund të përballonin kërcënime të tilla.

Vizion plus pyeti ambasadën ruse por ajo nuk ka bërë komente. Personi që merret me shtypin, sipas ambasadës, nuk ndodhet në punë prej disa ditësh, ndërsa nuk dha përgjigje as pohuese dhe as mohuese mbi këtë çështje.

Kërkesa e ambasadës për të sjellë eksperte te inteligjencës ruse nga Moska, vjen në kohën kur Shqipëria po bëhet gati të shkojë drejt zgjedhjeve parlamentare të 18 qershorit.

Kercenim
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

12 fëmijë të zhdukur që nga vititi 1991, shoqëria civile: Duhet sistemi “AMBER”

10:50 / May 24, 2025

‘Në cilin sup e mbështete kokën’, Zegjine Çaushi s’i ndahet Gazment Bardhit: Ça ke bërë o yll i Kavajës tërë këto ditë, ku je fshehur pas zgjedhjeve

10:21 / May 24, 2025

Rama publikon intervistën me themeluesin e FII: Tirana në qendër të vëmendjes globale

08:22 / May 24, 2025

Rama publikon intervistën me themeluesin e FII: Tirana në qendër të vëmendjes globale

08:20 / May 24, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.