Me 6 vota pro dhe 3 kundër KLGJ ka vendosur për përfundimit e mandatit të gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, Ardian Dvorani.
Realtorja Marcela Shehu është shprehur, se Dvoranit i ka mbaruar afati kushtetues për të pritur pasardhësin. Sipas saj, qëndrimi i tij në detyrë cënon parimet e Kushtetutës.
“Dvoranit i ka mbaruar afati kushtetues për të pritur pasardhësin. Qëndrimi në detyrë mbi afate rrezikon dhe cënon parimet e Kushtetutës“, tha Shehu.
Ndërkohë njëri nga anëtarët, Alban Toro, kërkoi që Këshilli të shprehet dhe të konstatojë mbarimin e detyrimit të Dvoranit për të qëndruar në gjykatë. Mendim të kundërt shfaqi Brikena Ukperaj, e cila u shpreh se detyrimi i Dvoranit për të qëndruar në Gjykatën e Lartë nuk ka mbaruar.
