Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

LAJM I FUNDIT/ Pushohet padia e Metës ndaj ish-kreut të KED, Ardian Dvorani

10:43 / November 23, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
dvorani
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimeve të Rënda ka pranuar kërkesën e SPAK për të pushuar çështjen ndaj Ardian Dvoranit, ish kreut të KED, pas çështjes penale që u hap me padinë e presidentit Meta.

Pas këtij vendimi, Dvorani u shpreh shkurtimisht për mediat, duke thënë se nuk mund të bëjë interpretim në lidhje me qëndrimin e SPAK.

“Nuk mendoj se më shkon mua që të bëj intepretime për qëndrimin e SPAK. Unë nuk kam përplasje me asnjë institucion, unë jam gjyqtar dhe është jashtë realitetit që të kem përplasje me institucionet.

I takon si çdo individi tjetër që të ketë interpretimin e tij, janë institucionet ato që vendosin përfundimisht, koha e gjyqeve popullore ka mbaruar gjatë regjimit të kaluar. Nuk mund të bëhen në media”, tha Dvorani.

Përfaqësuesi ligjor i presidentit Meta, Bledar Dervishaj u shpreh nga ana e tij se çështja do të apelohet prej tyre, por fillimisht duhet të bëhet arsyetimi i vendimit të shkallës së parë.

Përplasja mes Metës dhe kreut të KED, Ardian Dvorani ka nisur për shkak të emërimeve në Gjykatën Kushtetuese, të dy kandidateve për një pozicion, Arta Vorpsi dhe Marsida Xhaferllari. Kreu i KED, që sipas Metës ishte në shkelje të Kushtetutës, emëroi Arta Vorpsin në Gjykatën Kushtetuese, duke përvetësuar kompetencën e presidentit.

Presidenti Ilir Meta e akuzoi Dvoranin për veprën penale të “Shpërdorimit të Detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal dhe“Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore”, parashikuar nga neni 246 i Kodit Penal.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Plagoset me thikë një person pranë shkollës “Petro Nini Luarasi” në Tiranë

22:19 / September 23, 2026

Arrestohet në Rusi Salvador Aliu për trafik droge dhe pastrim parash, është quajtur “bosi i bosave” shqiptarë

21:22 / September 23, 2026

Komisioni Europian: Negociatat me Shqipërinë për në BE drejt mbylljes në dhjetor 2027

20:15 / September 23, 2026

Siguria në Ballkanin Perëndimor, Hoxha takohet në New York me të dërguarën e posaçme të Mbretërisë së Bashkuar

15:49 / September 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.