I akuzuar për tentativë vrasjeje dhe trafik lëndësh narkotike aktori turk, Adnan Koç është dënuar me 16 vite e 8 muaj burg. Një goditje kjo e fortë për karrierën e tij.

Gazeta turke “Sabah” thotë se aktori, të cilin shumë e njohin sidomos për rolin e tij si Behram Pasha në serialin turk “Sulejmani i madhërishëm, është përballur me drejtësinë për një ngjarje të ndodhur në vitin 2018-të gjatë nje operacioni të forcave të anti-drogës.

Koc është dënuar për trafik të lëndëve narkotike dhe kjo e çon prapa hekurave, por jo vetëm.

Gjykata e Stambollit e ka dënuar dhe për ‘tentativë vrasjeje të një punonjësi të policisë’ pasi thuhet se plagosi gjashtë policë.
