Këngëtari i grupit të njohur “The Temptations”, Bruce Villiamson ka ndërruar jetë në moshën 49-vjeçare.
Ai humbi betejën me koronavirusin me të cilin u diagnostikua në fund të gushtit, thotë menaxherja e tij, Anta Ealy për USA TODAY.
Nuk ka fjalë në botë që mund të shprehin se si ndihem tani”, shkroi Bruce Alan Williamson Jr, djali i këngëtarit, në një postim prekës të hënën.
“Të dua babi faleminderit që ishe i mrekullueshëm, faleminderit që ishe i dashur, faleminderit që ishe ai që ishe. … Ne do të takohemi përsëri”.
Williamson ishte pjesë e grupit The Temptations për vetëm 10 vjet dhe u largua në vitin 2015.
Ai zëvendësoi G.C. Cameron në grupin e njohur për hitet e dashura të viteve 1960, si “My Girl” dhe “Ain’t Too Kroud to Beg”.
“Ai ishte një djalë i shkëlqyeshëm,” thotë Ealy, “dhe një talent i mrekullueshëm”, i cili performoi në shumë koncerte në Vegas.
