Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Lajmi i fundit: 30 efektivë dalin pozitivë në testin e drogës në Shkodër, Vlorë, Sarandë e Elbasan!

21:49 / December 6, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
testi11
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dy javë pasi është marrë vendimi që policët t’u nënshtrohen testit të drogës, kanë dalë rezultate e para dhe mesa sa konfirmojnë burime për Report TV, në radhët efektivëve të Vlorës, Sarandës, Elbasanit dhe Shkodrës ka 30 persona që kanë rezultuar pozitivë.

Megjithatë, testi është marrë me rezerva nga policët, të cilët e kanë kundërshtuar duke thënë se është i pasaktë. Më konkretisht, Report Tv mëson se në Vlorë kanë rezultuar me përmbajtje lëndë narkotike në analiza 15 efektivë, por ato e kanë kundërshtuar. Ato kanë mohuar kategorikisht që kanë konsumuar lëndë narkotike, por dyshojnë se mund të kenë rezultuar pozitiv për shkak të përdorimit të ilaçeve për sëmundje të ndryshme. Se sa mund të ndodhë kjo, mbetet për t’u parë.

E njëjta problematikë është hasur edhe në Shkodër, ku analizat kanë treguar se 11 efektivë kanë konsumuar lëndë narkotike. Megjithatë, nga sa bëjnë me dije burimet për Report Tv, bëhet fjalë për efektivë të moshës mbi 60-vjeç dhe për ta kjo është e pazakontë, për pasojë është vendosur që do të ripërsëritet testi.

Nga ana tjetër, në Elbasan, një police grua ka dalë pozitive në testin e drogës, si edhe 3 të tjerë në Sarandë. Siç, ka raportuar më herët Report Tv,  bëhet me dije se efektivët që kanë rezultuar konsumatorë dhe do të përjashtohen nga radhët e policisë, megjithatë mbetet për t’u parë se si do të veprohet në kushtet kur testi po kritikohet për pasaktësi.

Javën e ardhshme do të jetë edhe konferenca e prezantimit të rezultateve për testin e drogës tek uniformave blu që ka nisur prej 1 jave pranë komisariateve në vend.

pozitive ritestim
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksion i policisë në Tiranë, vihen në pranga 8 të kërkuar për krime të rënda, armë, drogë dhe vjedhje

15:26 / September 24, 2026

Ministri Demo në ‘Future Tech 2026’: Identiteti biometrik, infrastrukturë kritike për sigurinë e shtetit

13:50 / September 24, 2026

Kalohet direkt votim/ Miratohet pjesëmarrja e FA në Gaza, kryetari Peleshi mbyll para kohe seancën e sotme

13:45 / September 24, 2026

Presidenti Begaj takim me Demon, Hitën dhe kreun e komanduar të SHISH: Diskutime për çështje të aktualitetit

12:56 / September 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.