Ndërron jetë 88-vjeçari në spitalin Infektiv.
Sipas mjekëve i moshuari ishte intubuar ditë më parë se ishte prekur nga Covid 19.
Referuar Shërbimit Infektiv, shkaku i humbjes së jetës ishte si pasojë e arrestit kardiak nga insuficienca kardio-respiratore.
I moshuari ishte bartës i COVID19, por asimtomatik për sëmundjen. 88-vjeçari vuante nga insuficienca renale kronike, stadi I katërt, diabet, hipertension, anemi grave.