Ndryshe nga herët e tjera, kur postimet e tij kanë qenë plot humor e shkaktojnë të qeshura, aktori i humorit Bes Kallaku ka bërë një dedikim prekës në rrjetet sociale për biznesmenin Eugert Lazaj, i cili u gjet i pajetë në vilën e tij luksoze në Tiranë më 30 korrik.
Besi thotë se ka humbur shokun e tij më të mirë në një foto të publikuar ku shihet krah tij.
Lazaj ishte pronar i një kompleksi luksoz në zonën e Maminasit. Në njoftimin paraprak që shpërndau policia ditën e ngjarjes, thuhej se biznesmeni ishte gjetur i pajetë në orën 07:00 të mëngjesit dhe pranë trupit kishte një armë zjarri.
Postimi i plotë i Besit:
“Lamtumire shoku im i mire. Vertet te pabesueshme jane ndarjet prej jetes me njerezoret si ty, me miresine e zemres dhe buzeqeshjen e stampuar ne fytyren tende qe largon trishtimin. Por sot trishtueshem na ka mbet vec e qeshura jote dhe kujtimet. Kush te ka njohur e di shume mire se c’njeri ishe. I lehte dheu mbi ty, ne paqe shkofsh e pushofsh!’”.

