Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Largimi nga partia/ Reagon Luan Rama: I gjithë ekipi i LSI duhet të mbajë përgjegjësi

18:20 / September 4, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
luan rama32 770x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-nënkryetari i LSI, Luan Rama ka bërë përgjegjëse LSI dhe opozitën për rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit pasi nuk arritën të bënin ndryshimet e duhura në Kodin Zgjedhor. I ftuar në emisionin “Kjo Javë’’ më Nisida Tufën, Rama tha se opozita duhej të vendoste kushte të panegociueshme kur u ulën në tavolinë.

I pyetur se sa përgjegjësi ka Monika Kryemadhi në rezultatin e zgjedhjeve, ai tha se i gjithë ekipi drejtues i LSI duhet të ndjejë përgjegjësi për rezultatin e marrë.

Më tej ai është shprehur se LSI është në një moment delikat duke shprehur nevojën e reformimit të saj.

“Një drejtues i lartë politik, partie ka disa nivele dhe shkallë të përgjegjësisë. Morale, politike, partiake dhe mendoj që i gjithë ekipi drejtues i LSI duhet të ndjejë përgjegjësi për rezultatin. Ai është një rezultat që vlerësohet në bazën e numrave dhe sot kemi vetëm 4 deputetë. Nuk arritëm si opozitë që të mbërriniim tek formula që përkthen në mandate votën e qytetarëve.

Është absurd që të marrës mbi 100 mijë vota dhe te marrësh 4 mandate.Miratimi i ndryshimeve në Kod është përgjegjësi e opozitës. Opozita duhej të vendoste kushte të panegociueshme. LSI është në një moment delikat i cili do të përcaktojë dështimin apo suksesin se sa do të arrijë LSI të shëndrohet në kauzën e të rinjëve. Nëse LSI nuk riformulohet, rithemelohet që ta bëjë atë shpresën e të rinjëve do të ketë problem. LSI duhet të fillojë që tani punën me 15 dhe 16 vjeçarët me partinë si një hapësirë ku ata të gjejnë vetveten”- tha Rama.

Lidhur me vendimin për largimin nga çdo post drejtues i LSI, Rama tha se qëndrimin ia ka bërë me dije edhe kryetares Monika Kryemadhi e cila sipas tij e ka mirëkuptuar.

“E kam thënë publikisht edhe me strukturat që nga rezultati i LSI në Vlorë do të varet qëndrimi im në strukturat drejtuese të LSI.

“Me zonjën Kryemadhi kam komunikuar më parë. Ia kam bërë të njohura me detaje arsyet e largimit dhe i kam kërkuar të më mirëkuptojë dhe ajo është shprehur me korrektesë se më mirëkupton”- u shpreh ai.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Presidenti Begaj dekreton Ervin Demon si ministër të Brendshëm

10:09 / September 17, 2026

Edi Rama mbërrin në Korçë për takimin mbi reformën territoriale

10:30 / September 16, 2026

“Paketa e Maleve” në Kushtetuese, ankesa kalon për shqyrtim në seancë plenare

10:15 / September 16, 2026

Shqipëria hap Konsullatë Nderi në Napoli, Rama: Ne jemi napolitanët e anës tjetër të detit

08:56 / September 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.