Policia e Tiranës bën të ditur se një 11-vjeçar, Roid Dalipi është larguar nga shtëpia e tij dhe po punon për gjetjen. Ka qenë babai i fëmijës që ka kallëzuar në polici humbjen e të miturit ndërsa pritet sqarimi i rrethanave.
“Shtetasi Y. D., 35 vjeç, banues në Tiranë mbrëmjen e djeshme ka kallëzuar se i është larguar nga banesa, djali i mitur me iniciale R. D., 11 vjeç. Punohet për gjetjen e tij dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë së Tiranës.
“Momenti i fundit që e kanë parë të njohurit ka qenë kur ai doli nga mjediset e një organizate që ofronte ndihmë dhe shërbime për komunitetin rom. Më pas, siç iu kanë treguar dëshmitarët familjarëve, Roidi, i shoqëruar nga një djalë tjetër, disa vite më i madh se ai, është larguar për të mos u kthyer më. Prej 8 ditësh ata nuk reshtin së kërkuari. Për zhdukjen e të birit, Ylli Dalipi ka njoftuar edhe policinë”, shkruan Klanplus.
