Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi ka prezantuar këtë të hënë, kandidaturën e tij për të garuar në Primaret e Elbasanit, ku tha se është politikani i vetëm në garë, pra ai do të kandidati zyrtar i PD-së. Ai ka depozituar dokumentet dhe do të hyjë në garë për tu zgjedhur si kandidati i PD-së për zgjedhjet lokale të 14 majit.
Në një deklaratë për mediat, Boçi tha se i ka “borxh” qytetit të Elbasanit për t’i sjellë një jetë më të mirë. “Dua ta angazhohem bashkë me qytetarët që t’i kthejmë qytetit harmoninë e dikurshëm, shkëlqimin dhe ngjyrat reale të jetës së përditshme. E di që beteja ime nuk është e lehtë, është betejë me pushtetin, korrupsionin, paratë e pista, Edi Ramën, por me mbështetjen e qytetarëve unë do ia dal”.
I pyetur nëse e ka mbështetjen nga grupi i Enkelejd Alibeajt, tha “dakordësia mes bazës dhe pjesës që pretendon se mban vulën e PD, është e dëshmuar, në pjesëmarrjen e demokratëve dhe jo vetëm, kontaktet e mia për çdo person që mendon ndryshe, do vazhdojnë të jetë të ngushta, sepse interesi është për qytetarët e Elbasanit”.