Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, njëherësh ish-minisëtr i Mjedisit, Lefter Koka, ka dalë me një deklaratë ndryshe nga vendimi i grupit të LSI.
Në një intervistë për gazetën “Bulevard”, Lefter Koka shprehet se nuk ka motiv për të djegur mandatin.
“Nuk kam motiv për të djegur mandatin”, shprehet Koka.
Deklarata e plotë e tij do të publikohet nesër në gazetën “Bulevard”.
Kujtojmë se ditën e sotme Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, pas mbledhjes së grupeve parlamentare vendosën djegien e mandateve si e vetmja zgjidhje përballë qeverisë, që sipas tyre ka kapur drejtësinë dhe jo vetëm.
Pas mbledhjes së grupit të LSI, Kryemadhi u shpreh “Rruga e djegies së mandateve është rruga e vetme për rikthimin e ligjshmërisë.
Prandaj vendosi djegien e mandateve dhe mandaton kryetaren e LSI për të marrë të gjitha hapat statutore dhe politike në përmbushje të këtij vendimi”.

