Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Leo Messi: Nuk doja të përjetoja atë situatë te Barcelona, kam zgjedhur Inter Miamin

21:31 / June 7, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Messi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Lionel Messi ka vendosur të vijojë karrierën te Inter Miami në MLS-në e SHBA-së. Futbollisti më i mirë në botë me shtatë trofe të “Topit të Artë” ka treguar për “Mundo Deportivo” edhe arsyen se përse nuk u kthye te Barcelona, paçka se ishte kjo dëshira. Pas largimit nga PSG, Messi refuzoi milionat arabe në Al-Hilal, duke vendosur për të kaluar në Miami.

“Rikthim te Barça? Doja shumë, isha shumë i emocionuar që mund të kthehesha, por pasi përjetova atë që përjetova dhe daljen që pata, nuk doja të isha përsëri në të njëjtën situatë: të prisja të shihja se çfarë do të ndodhte dhe të largohesha, e ardhmja ime në dorë nga një tjetër”, tha Leo fillimisht.

Më pas Leo tregoi se ishte vendimi më i drejtë që mos ndikonte për keq te lojtarët e Barçës me një kthim të tij, ndërsa kërkonte një tërheqje larg vëmendjes për t’u përqëndruar te familja.

“Kam dëgjuar se duhet të shesin lojtarë ose të ulin pagat e lojtarëve dhe e vërteta është se nuk doja ta kaloja këtë, as të merrja përgjegjësinë për të marrë diçka që kishte të bënte me të gjitha këto. Kam marrë vendimin që do të shkoj në Miami. Ende nuk e kam mbyllur totalisht. Më mungojnë disa gjëra, por vendosëm të vazhdojmë rrugën. Doja të largohesha nga Evropa, të dilja nga qendra e vëmendjes dhe të mendoja më shumë në familjen time”, tregon Leo Messi mes të tjerash.

barcelona inter milan Messi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Yamal për dëmtimin në kofshë: Kisha frikë se mos humbisja Kupën e Botës!

17:59 / May 31, 2026

Të gjithë skenarët, titulli kampion në dorë të Dinamos dhe… Egnatias

11:00 / May 31, 2026

Publikohet videoklipi i Shakiras për himnin e Kupës së Botës të këtij viti: “Dai Dai” me Messin dhe Mbappen

17:00 / May 24, 2026

Elseid Hysaj largohet nga Lazio pas 5 sezonesh: “Vite intensive dhe plot emocione”

15:42 / May 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.