Kanë qenë qytetarët ata që kanë çuar në pranga një 39- vjeç nga Gjirokastra. Sipas burimeve zyrtare në sajë të operacionit “Vinokashi” është arrestuar I.V., 39 vjeç nga fshati Çepunë.
Qytetarët kanë njoftuar se ai lëvizte me armë zjarri me vete, dhe pas kontrollit fizik të policisë në aksin rrugor Ballaban-Këlcyrë, në vendin e quajtur “Kthesa e Fshatit Ujëmirë”, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin me të cilin ai pasagjerë, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një pistoletë TT dhe 45 fishekë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësore Përmet për hetime të mëtejshme për veprën penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.
