Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Liga e Kombeve 2024-2025, shorti i 8 shkurtit në Paris dhe rivalët e mundshëm të Shqipërisë

11:48 / February 7, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
shorti
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shqipëria më datë 8 shkurt, do të njohë rivalët për sezonin e ri të UEFA Nations League 2024-2025, i katërti në histori. Kombëtarja shqiptare ndodhet në Ligën B në vazon e tretë dhe në të njëjtën vazo me kuqezinjtë janë, Sllovenia, Irlanda dhe Mali i Zi.

Kundërshtarët e tjerë të Ligës B, që priten të jenë edhe rivalët e mundshëm të Shqipërisë në Ligën e Kombeve janë të ndarë në tre vazo të tjera me nga katër skuadra secila, ku në vazon e parë gjenden: Austria, Çekia, Anglia dhe Uellsi. Në vazon e dytë janë: Finlanda, Ukraina, Islanda dhe Norvegjia ndërsa në vazon e katërt gjenden ekipe si: Gjeorgjia, Greqia, Turqia dhe Kazakistani.

Ndeshjet do të zhvillohen sipas sistemit vajtje-ardhje. Gjithçka do të nisë në shtator të këtij viti, ku Shqipëria do të zhvillojë dy sfidat e para, më pas në tetor do të luhen dy ndeshjet e tjera dhe në muajin nëntor do të mbyllet gjithçka me dy sfidat e fundit të grupit.

Kompeticioni i Nations League ka ngritur siparin në sezonin 2018-2019. Shqipëria në dy sezonet e para ka garuar në Ligën C dhe pas suksesit të arritur në sezonin 2020-2021 duke u renditur në vendin e parë në Grupin 4 të Ligës C, ka avancuar në Ligën B. Edhe këtë sezon kuqezinjtë ndodhen në Ligën B, teksa synimi është kalimi në Ligën A.

Kalendari

Ndeshja 1 – 5-7 Shtator 2024

Ndeshja 2 – 8-10 Shtator 2024

Ndeshja 3 – 10-12 Tetor 2024

Ndeshja 4 – 13-15 Tetor 2024

Ndeshja 5 – 14-16 Nëntor 2024

Ndeshja 6 – 17-19 Nëntor 2024

liga e kombeve
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“E lau” kur ishte foshnje, Messi flet për foton ikonike me Yamal: E pabesueshme, jeta të surprizon. Lamine është një nga më të mirët në botë

10:18 / July 18, 2026

FIFA vendos për finalen Spanjë-Argjentinë: Ja sa do të zgjasë pushimi mes pjesëve

21:12 / July 17, 2026

Tentuan të grabisin shtëpinë e Lamine Yamal, ndërsa Lamine Yamal kualifikohej në finale

12:26 / July 15, 2026

“La Roja”-t marrin lojën në dorë, shënojnë të dytin dhe hedhin hapin e sigurt drejt finales

22:42 / July 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.