Partnerja e miliarderit Elon Musk ka zbuluar se çifti i ka ndryshuar emrin djali të tyre që erdhi në jetë më herët këtë muaj. Fillimisht ata e pagëzuan me emrin e çuditshëm “X Æ A-12”, shpjegimin e të cilit mund ta gjeni këtu.
Megjithatë, California, vendi ku familja jeton, nuk e lejon që të regjistrosh një emër që përmban numra. Në mënyrë që t’i përshtaten ligjit, ata kanë vendosur që numrat në emrin origjinal t’i zëvendësojnë me numra romakë. Gjë e zgjuar.
Grimes, emri i vërtetë i së cilës është Claire Boucher, e tha këtë fakt në Instagram pasi u pyet nga një ndjekës, pikërisht për faktin se si do ja bënin ligjit në California. “Cili është emri i ri i bebit?”– pyet fansi dhe artistja ju përgjigj: “X Æ A-Xii”.

Emri i djalit të tyre shqiptohet ”X Ash Archangel”, por edhe për këtë nuk jemi shumë të sigurtë sepse vetë prindërit nuk binin dakord para disa ditësh. Sipas ligjit të California-s, një personi mund t’i vihet një emër që përmban vetë 26 shkronjat e alfabetit. Mesa duket lejohet edhe një vizë në mes.
Pra nga X Æ A-12 tani emri i bebit është X Æ A-Xii.
