Përdorimi dhe futja e qeseve plastike në Shqipëri do të ndalohet përfundimisht me ligj. Këshilli i Ministrave ka depozituar një nismë ligjor në Kuvend, për ndryshimin e ligjit të vitit 2011 për menaxhimin e integruar të mbetjeve, duke vendosur përdorimin e qeseve plastike. Nisa ligjore që pritet të shqyrtohet dhe miratohet nga Kuvendi, ndalon përdorimin, hedhjen në treg, prodhimin, importimin apo futjen në territorin e Republikës së Shqipërisë të qeseve plastike mbajtëse, qeseve të lehta plastike mbajtëse, qeseve shumë të lehta plastike mbajtëse si dhe qeseve plastike mbajtëse të oxo-degradueshme apo oxo-biodegradueshme. Sa i takon afatit, të gjitha subjektet duhet të ndalojnë brenda datës 1 qershor 2020 ushtrimin veprimtarive të prodhimit, importimit dhe hedhjes në treg të qeseve plastike. Ndërkaq, përdorimi i qeseve plastike ndalohet pas datës 1 tetor.
Nisma ligjore parashikon edhe masat ndëshkuese për qytetarët dhe bizneset që mund të përdorin qeset plastike pas këtij afati. Konkretisht, çdo person që përdor në territorin e Republikës së Shqipërisë qese plastike dënohet me gjobë, në vlerën nga 30 000 (tridhjetë mijë) deri në 100 000 (një qind mijë) lekë. Çdo person, që hedh në treg, prodhon, importon apo fut në territorin e Republikës së Shqipërisë qese plastike mbajtëse dënohet me gjobë, në vlerën nga 1 000 000 (një milion) deri në 1 500 000 (një milion e pesëqind mijë) lekë.