Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Ligji për bastet sportive, PD e vulës: Klientelist, do të shkaktojë shumë problematika sociale

11:40 / February 23, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1653227800 OrjolaPampuri
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputetja e PD së vulës, Orjola Pampuri në një deklaratë për mediat, thotë se ligji i ri për lojërat e fatit, i miratuar në Kuvend e që i hapi rrugë basteve sportive online, është klientelist dhe do të shkaktojë problematika sociale. Për të ligji nuk ka asnjë mekanizëm për të mbrojtur moshat e reja dhe tavani taksues është jo në përputhje me shumicën e vendeve të BE

”Së pari ky ligj i ri nuk do të kufizojë përdorimin e lojërave të fatit nga moshat e reja. Mungesa e parashikimeve në ligj për të penguar këtë fenomen ekzistues, i cili do të vijojë të ushqejë informalitet dhe të bëhet rrezik për fëmijët, mund të krijojë një spirale varësie me dëme të parekuperueshme për shoqërinë. Kështu ligji duhet të parashikonte gjurmimin e burimit e të ardhurave të transaksionit për çdo biletë që luhet nga bastet sportive online.

Tavani taksues është jo në përputhje me shumicën e vendeve të BE. Kujtojmë që në Gjermani në varësi të landeve aplikohet një taksim nga 20 deri në 80% të ardhurave, si dhe një takse shtesë në nivelin lokal, deri në 20%. Ndërsa në rastin e Shqipërisë për bastet sportive do të aplikohet taksim 15% të ardhurave bruto, duke i hequr dhe masën prej 0.4% të xhiros për qëllime e programe të Ministrisë përkatëse të Sporteve. Nuk parashikohet asnjë lloj fondi i mbledhur nga një taksim i veçantë mbi përgjegjësinë sociale”.

PD
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama, opsioni i vetëm si Kryeministër? Sekretari i Përgjithshëm i PS: E vendosim ne liderin tonë, ai do fitojë dhe dy zgjedhjet e tjera

22:40 / October 19, 2026

Protestuesi pranon financimin e udhëtimit: Biletën ma kanë paguar

17:21 / October 18, 2026

PD distancohet nga dhuna në protestë pas reagimit të ambasadës amerikane, Floriana Garo: “Ilirjana Kuçana ishte aty si pedagoge”

14:31 / October 17, 2026

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.