Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Lira Gjika/ Ështe normale që fëmijët të përjetojne ankth kur fillojnë shkollën

17:56 / September 24, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
maxresdefault 4
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pediatria e njohur Lira Gjika shpesh here me statuset e facebook jep sms te qarta per te gjithe, kryesisht per prinderit dhe femijet. Me poshte keni nje nga statuset e saj qe do tju bejne ti shihni situatat ndryshe.

Ështe normale që fëmijët të përjetojne ankth kur fillojnë shkollën dhe shkojnë në klasë të parë. Të gjithë fëmijët, pa përjashtim, kane frike. Disa heshtin dhe nuk demostrojnë asgjë, ndërsa disa qajnë e dridhen, madje u del gjumi edhe natën nga ankthi i shkollës.

Prindër ,tregoini fëmijës që shkon në klasë të parë që edhe ju, keni patur shume frike kur keni filluar klasen e parë, por nuk kishit kurajo ta demostronit pasi ju thoshin “se është turp”. Thuajani këto fjale dhe sidomos baballarët, ti tregojnë që edhe ai kur filloi shkollen kështu dridhej, madje ndjente një dridhje në bark dhe ta pyesi:- po ti kështu e ndjen frikën?


Prindër, duhet të dini gjithashtu, se fëmijët që e tregojnë frikën apo protestojnë, se nuk duan të shkojnë në shkollë, janë më të shëndetshmit dhe më të zotët, sepse kanë kurajo të demostrojnë emocionet e tyre, pavarësisht si etiketohen.

Frika e fëmijëve që shkojnë ne klase të parë është e lidhur me statusin e ri që ka arritur, nga fëmijë kopështi është bërë i rritur, është bërë shkollar. Dhe kjo arritje ka një kosto të lartë emocionale. Fëmija e di që në shkollë shkohet për të mësuar si të mendosh dhe ta shprehësh mendimin. Aty në klasë do të jetë vetëm dhe nuk është më si në kopësht ku luante vizatonte apo mësonte gërma e numra, këtu do të përballet me të qëndruarin në klasë pa lëvizur e pa folur pa leje.

Duhet të presi sa të bjeri zilja, duhet të rrijë me fëmijë që nuk i njeh dhe me zyshën e re dhe nuk e di si të sillet. Dhe problemi më i madh është: a do të arrijë tja dalë ti bëjë mirrë mësimet siç do mami dhe babi. Pra një fëmijë në fillimet e shkollës përballet me shumë vështirësi dhe dyshime njëherësh që edhe një i rritur nuk e ka të lehtë ti përballojë. Lira Gjika

gjika lira
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

10 pozicione të lira pranë misionit shqiptar në BE, MEPJ: Bëhuni pjesë e skuadrës

12:58 / May 1, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025

Plani i Donald Trump për paqes në Gaza, reagojnë vendet e BE: Hamas ta pranojë

09:55 / September 30, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.