Në një kohë që Sali Berisha ka nisur një betejë me Lulzim Bashën për marrjen e drejtimit të PD, bashkëshortja e tij Liri Berisha do të promovojë sot librin e saj më të ri.
“NËNË TEREZA NË JETËN TIME”, është titulli i librit i znj. Liri Berisha, e cila njofton ndjekësit e saj se prezantimi bëhet sot në orën 17:30 në Panairin e Librit, organizuar në Pallatin e Kongreseve.
“Nënë Tereza, ky simbol vlerash të përbotshme, model i papërsëritshëm i dashurisë, mirësisë dhe vlerave humane, është krenari për kombin tonë.
Kam kënaqësinë të ndaj me ju lajmin për publikimin e librit tim kushtuar asaj:
“NËNË TEREZA NË JETËN TIME”.
Prezantimi i këtij libri sot në orën 17:30 në Panairin e Librit, organizuar në Pallatin e Kongreseve, shënon një moment të veçantë të emocioneve, kujtimeve dhe ngjarjeve të njohjes time me Nënë Terezën.
Këto emocione kam kënaqësinë t’i ndaj me ju përmes faqeve të këtij libri, për të marrë të gjithë pak nga urtësia, mençuria dhe humanizmi i kësaj shenjtoreje.
Ju mirëpres në stendën e Shtëpisë Botuese 55”, shkruan Berisha. / tirananews.al

