Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Lirohen të arrestuarit e protestës së 20 shkurtit, Bardhi: 3 policë ushtruan dhunë me urdhër politik

11:18 / February 23, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2024 02 23 111505
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

11 persona u proceduan për incidentet në protestën e 20 shkurtit, ku u hodhën shishe me lëndë djegëse në drejtim të godinës së Kryeministrisë. Por vetëm 4 persona u arrestuan, por u liruan sot nga Gjykata. Demokratët pretendojnë se në radhët e protestuesve, kishte efektivë të policisë civilë të cilët provokuan dhe ushtruan dhunë ndaj personave të pranishëm, duke i shoqëruar ata me forcë.

Kreu i grupit parlamentar i PD-së, Gazment Bardhi bashkë me deputetët që ishin në sallë, tha se përshëndet vendimin e Gjykatës për lirimin e tyre, por akuzoi se janë 3 policë që kanë dhunuar protestuesit, që sipas tij është bërë me urdhër politik.

“Paralajmëroj se dhuna ndaj jashtë asaj që lejon ligji është akt personal dhe ka pasoja personale. Çdo punonjës policie duhet të respektojë ligjin, të drejtat e njeriut dhe nuk mund të ushtrojë dot dhunë nën autoritetin e uniformës. Të gjithë janë identifikuar dhe do të mbajnë përgjegjësi për aktet e tyre. Përshëndes gjykatën për vendimin, askush nuk ka shkelur ligjin. Kishin dalë për të protestuar dhe nuk kishte arsye pse të merreshin peng për 3 ditë. Por kur policia drejtohet nga shërbëtore të krimit mund të presësh gjithçka. Dhuna është ushtruar gjatë shoqërimit dhe në komisariat. Janë 3 punonjës policie përgjegjës për këto akte. Dy protestues kanë shenja në fytyrë, të tjerët kanë fraktura në trup për shkak të dhunës me urdhër politik. Kemi bërë një ankesë në AMP dhe kallëzim penal”, tha Bardhi.

Gazment Bardhi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestuesit fusin një automjet në bulevard, e shkatërrojnë dhe i vënë flakën. Policia tërhiqet me shpejtësi

16:55 / October 17, 2026

“Thirrje të dhunshme në rrjetet sociale”, Hita: Policia do veprojë me forcën e ligjit. Ç’thotë për plumbat e gomës

16:47 / October 17, 2026

Policia i largoi nga Ministria e Arsimit, protestuesit para Kryeministrisë

15:59 / October 17, 2026

PD distancohet nga dhuna në protestë pas reagimit të ambasadës amerikane, Floriana Garo: “Ilirjana Kuçana ishte aty si pedagoge”

14:31 / October 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.