Gjykata e Apelit e Katanias në Itali e ka lënë në arrest shtëpie Moisi Habiljan, i dënuar nga Shkalla e Parë me 15 vite burg për trafik droge.
Mediat italiane shkruajne se ai do të qëndrojë tek një i afërmi i tij në Siçili. Moisi Habilaj dhe Florian Habilaj akuzohen për grup të strukturuar kriminal të trafikut të drogës nga Shqipëria drejt Siçilisë në Itali.
Emri i tij është i lidhur me Saimir Tahirin, ish- ministrin e brendshëm, jo vetëm si i afërm por dhe i dyshuar si bashkëpuntorë bashkë në trafik droge. Të dy kanë procese gjyqësore të hapura në dy shtete të ndryshme nga njëri- tjetri.
