Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Lirohet plazhi i Golemit, 3 zyrtarë të bashkisë Kavajë në hetim për shpërdorim detyre

09:43 / August 8, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
plazh 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Operacioni i policisë “Plazhi i lirë” ka vijuar në Golem ku janë liruar 1500 m2 plazh dhe janë proceduar penalisht 3 zyrtarë të bashkisë së Kavajës për shpërdorim detyre.

Bëhet fjalë për përgjegjësin e zyrës së kadastrës urbane dhe menaxhimit të aseteve publike, drejtoritë të drejtorisë së tatim taksave vendore dhe kryeinspektorin e Policisë Bashkiake në Bashkinë Kavajë.

Nga kontrolli rezultoi se 3 subjekte tregtare ushtronin aktivitet të kundërligjshëm në shfrytëzimin e hapësirës së plazhit (rërës), pa paguar detyrimet financiare dhe pa u pajisur me kontratë qiraje për përdorimin, nga Bashkia Kavajë. Në përfundim të veprimeve u proceduan penalisht shtetasit E. F., B. Ç. dhe M. B., administratorë të këtyre subjekteve.

NJOFTIMI I PLOTE

Golem, Kavajë

Vijon operacioni “Plazh i lirë”

Policia e Shtetit vijon zbatimin e detyrave të përcaktuara në planin e posaçëm të masave për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e informalitetit, evazionit fiskal në turizëm, ndërtim, hidrokarbure, mallra të akcizës dhe krimeve të tjera mjedisore.

Lirohen 1500 m2 plazh i zaptuar në mënyrë të paligjshme

Sekuestrohen 200 shezlongë dhe 140 çadra plazhi, të vendosura në mënyrë të paligjshme në hapsirat publike.

Procedohen tre pronarë subjektesh për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” “Mospagim i taksave” dhe “Pushtimi i tokës”

Procedohen penalisht edhe 3 zyrtarë të Bashkisë Kavajë për shpërdorim detyre.

Komisariati i Policisë Kavajë, në bashkëpunim me strukturat e Krimit Ekonomik e Financiar të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë Shtetit dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, kanë ushtruar kontroll në subjektet që ushtrojnë aktivitet biznesi në zonën e bregdetit në plazhin e Golemit në Kavajë.

Nga ky kontroll rezultoi se 3 subjekte tregtare ushtronin aktivitet të kundërligjshëm në shfrytëzimin e hapësirës së plazhit (rërës), pa paguar detyrimet financiare dhe pa u pajisur me kontratë qiraje për përdorimin, nga Bashkia Kavajë. Në përfundim të veprimeve u proceduan penalisht shtetasit E. F., B. Ç. dhe M. B., administratorë të këtyre subjekteve.

Po gjatë operacionit Policia procedoi penalisht për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, 3 zyrtarë të Bashkisë, të cilët nuk kanë kryer detyrën, duke lejuar që këto biznese dhe të tjera të proceduara më parë nga Policia, të ushtronin aktivitet në mënyrë të kundërligjshme, konkretisht shtetasit:

P. P., me detyrë përgjegjës i Zyrës së Kadastrës Urbane dhe të Menxhimit të Aseteve Publike, në Bashkinë Kavajë.

M. Sh., me detyrë Drejtor i Drejtorisë së Tatim Taksave Vendore në Bashkinë Kavajë

Q. L., me detyrë Kryeinspektor i Policisë Bashkiake në Bashkinë Kavajë.

Operacioni vijon.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Chay Bowes postoi fotot e protestës në Tiranë, Rama: Klloun i propagandës ruse, sot u sanksionua nga BE

21:40 / November 16, 2026

Rama takon Metsolën në Bruksel, Presidentja e PE: Mund të mbështeteni te ne për anëtarësimin në BE

21:00 / November 16, 2026

Thaçi: Jam krenar që kam qenë ushtar i UÇK-së, ajo uniformë është nder dhe krenari

20:40 / November 16, 2026

Dëmet pas protestave në Tiranë, Drejtoria e Tatimeve: Vijon procesi i aplikimit nga bizneset e prekura në platformën “Dëmi im”

20:00 / November 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.