Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

“Lirove të burgosurit, u paguan për të vrarë në protestë”, Basha-Saimir Kodrës: Vegël e qeverisë

23:08 / June 20, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kodra basha mesazhi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeopozitari Lulzim Basha ka sulmuar mbrëmjen e sotme dy televizionet kombëtare “Tv Klan” dhe “Top Channel” duke u shprehur se janë dy vegla qorre të qeverisë. Mbi të gjitha Basha përmendi edhe emrin e një prej drejtuesve të emisionit “Stop”, Saimir Kodrës.

“Këto vegla qorre kanë një dhe vetëm një qëllim, t’i shërbejnë propagandës qeveritare. Unë dua t’i dënoj me ashpërsinë më të madhe dhe t’u them qytetarëve: injorojini këto vegla qorre. Ato paguhen me paratë që ju vidhen ju.

Emisioni “Stop” në tv Klan, si dhe emisioni tjetër në Top Channel, dy vegla qorre të propagandës qeveritare në dy televizionet kombëtare, të cilat i janë bashkuar sot korit të sorrave në panik, të qeverisë, për të përhapur panik për ditën e nesërme,”-u shpreh kryeopozitari ndër të tjera teksa më tej theksoi se në protestën e nesërme ai do të dalë së bshku me dy vajzat pasi nuk do të ndodhë asnjë lloj rrëmuje.

Nga ana tjetër gazetari Blendi Fevziu futi në një lidhje telefonike Saimir Kodrën dhe kërkoi të dijë versionin e tij në lidhje me këto akuza të Bashës.

Kodra u shpreh se kryeopozitari është bërë nervoz për shkak të disa mesazheve që ia kishte publikuar në emisonin “Stop”. Në ekran u shfaq edhe një foto e mesazheve për të cilën e kishte fjalën Saimir Kodra.

Sipas Kodrës ai mesazh informonte se Basha kishte dhënë leje për të dalë të burgosurit nga burgu i Fierit në mënyrë që në protestën e nesërme të shkaktohen rrëmuja. “Janë mbi 10 të burgosur. Janë urdhëruar të shkaktojnë dhunë, përpasje dhe deri në vrasje,”- tha Kodra, që më pas u kundërshtua nga të ftuarit në emiisonin “Opinion”.

Në mesazhin e dërguar drejt emisionit “Stop”, shihet teksa një person që kërkon të mos identifikohet ka mësuar se tre të burgosur kanë ndalë nga qelitë e burgut të Fierit dhe janë paguar 10-20 mijë euro për të bërë atentat nesër.

“Është një video në një lokal në Kuman të Fierit ku tre të burgosur bisedojnë me njëri-tjetrin për atentate që janë porositur të kryhen nesër. Shihet edhe dengu me lekë që kanë marrë mbi tavoline. Videon nuk e siguroj dot sepse edhe ata të lokalit kanë marrë lekët,”– shihet e shkruar në mesazhe.

“Ti nuk mund të nxjerrësh disa mesazhe të ardhura nga një numër anonym dhe të thuash ‘ja çfarë do të ndodhë nesër’. Ka të drejtë Basha,”- tha Baton Haxhiu nga studioja.

“Atë ta verifikojë policia,”- tha Kodra.

“Jo, jo,…nuk funksionon kështu,”– tha Haxhiu më pas.

basha-kodra lirove te burgosurit proteste
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gonzato u shfaq në protestë, reagon delegacioni i BE-së: E vërteta me ambasadorin

22:21 / June 5, 2026

Arrestohet 32-vjeçari në Tiranë, u kap duke marrë një pako me pjesë armësh të ardhura nga SHBA

13:57 / June 5, 2026

“Jam kushëriri i…”, si ra në kurth kambisti nga Durrësi. I morën 60 mijë euro

10:45 / June 5, 2026

Të shpallur në kërkim nga SPAK/ Ekstradohen sot nga Dubai 6 të arrestuar, mes tyre dhe anëtarë të grupit të Pepës e bosit të ‘Cincos’

10:23 / June 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.