Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Lista e drejtuesve politikë të PD-së për Tiranën, Veliaj: Ne jemi skuadër për ‘Champions League’, ata ekip kalçetoje

21:11 / February 2, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
veliaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka komentuar listën e drejtuesve politikë të Partisë Demokratike për kryeqytetin. Me ironi ai tha se teksa në Tiranë Partia Socialiste ka 36 personalitete për drejtimin e fushatës, Basha prezanton një ekip kalçetoje dhe për më tepër me njerëz që kanë pësuar humbje historike.

Pjesë nga intervista e Veliajt 

Milena Milori: Si po e zhvillon fushatën Lulzim Basha për mendimin tuaj?

Veliaj: Me atë që pashë sot, qartazi ka një mungesë skuadre. Ne e kemi ndarë Tiranën në 36 zona dhe kemi 36 personalitete publike, politike që mbulojnë këto zona. Ndërkohë që shoh që Lulzim Basha kishte botuar sot 6-7 veta, që secili do mbulojë nga 4-5 zona, në disa raste nga dy qytete ose 2 bashki. Po të flasim me terminologji futbolli. Më duket që një skuadër po luan Champions League dhe ka dy skuadra rezervë, 11 të parë, por ka dhe dy të tjera. Ndërkohë që 1 skuadër po luan kalçeto dhe praktikisht të njerëzve që humbën. Njëra humbi në Durrës, tjetri në Vlorë. Janë humbje historike. Është bërë një ekip kalçeto i humbësve që do duhet të garojmë me 3 skuadrat tona. Pra ne kemi 1 skuadër të deputetëve që janë rreth 18 deputetë, por dhe të tjerë që janë shtuar skuadrës që mund të kenë ardhur nga rrethet për ta përforcuar, dhe jemi 36 zona. Ndërkohë shohim përpara 6 kolegë. Ju uroj shumë sukses por shoh mungesë seriozitetit”. Ndërsa për LSI-në ai tha se nuk ka ç’të thotë për një parti që i kanë ikur njerëzit më të rëndësishëm dhe i janë bashkuar Partisë Socialiste.

Ditën e sotme janë zbardhur  emrat që do të drejtojnë fushatën e Partisë Demokratike në qarkun Tiranë. Dosja.al, ka mësuar drejtuesit e PD-së për qarkun e Tiranës, që do kandidojnë për deputetë në zgjedhjet e 25 prillitm janë Grida Duma, Flamur Noka, Aldo Bumçi, Agron Shehaj, Jorida Tabaku, Alfred Rrushaj, Albana Vokshi dhe Belind Këlliçi.

champions league TIRANË veliaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Bonusi i ri i bebes nga korriku 2027, përfitojnë vetëm familjet me të ardhura deri në 180 mijë lekë në muaj

13:29 / November 10, 2026

“Raporti njeh rezultatet e SPAK”, Dhuka: Shqipëria në kilometrin e fundit drejt familjes europiane

12:50 / November 10, 2026

Paris, mblidhet Forumi i Paqes/ Marrin pjesë liderë europiane, i pranishëm kryeministri Rama

12:47 / November 10, 2026

Asambleja e PS të shtunën, zbulohet vendi ku Rama do të mbledhë socialistët, çështjet që do të diskutohen

10:51 / November 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.