Deputetja e LSI-së, Silva Caka në një status në Facebook shruan se ministren e Shteti për marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali e pret burgu, pas skandalit për një tender prej 350 mijë dollarësh që bashkëshorti i saj ia kishte dhënë të vëllait.
Duke përdorur ironinë e Spiropalit në Parlament, Caka ia kthen me të njëjtën monedhë, duke i kutjuar dhe pasojat ligjore të aktit korruptiv.
“Llaxore nga vlugu, dil se te erdhi burgu”, perfundon statusin e saj deputetja e LSI, Silva Caka.
Statusi i plote
Llaxore te dera, dil se të erdhi vera…
Nga karrigia e pushtetit, është shumë e thjeshtë të bësh arroganten dhe të vjedhësh paratë e shqiptarëve, me mënyra të paskrupullta dhe skema të trasha.
Në këtë link, faktohet kristal e qartë vjedhja familjare e 350 mijë $, nga bashkëshorti, vëllai dhe krushku i Ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.
Me bekimin politik të saj, 3 këmbët e perustisë Spiropali-Totaj-Memushaj (vëllai, burri dhe kushëriri i burrit të Ministres), vjedhin 350 mijë $, duke treguar edhe një herë se kjo qeveri punon vetëm për Kryeministrin, ministrat, familjarët e tyre dhe klientët e pushtetit.
Ndërkohë, dosjet e korrupsionit në Dogana, faktuar nga raportet e Kontrollit të Lartë të Shtetit, flenë në Prokurori.
Llaxore nga vulgu, dil se të erdhi burgu
