Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Lleshaj-Bashës: Kujdes kur tregon gishtin ndaj meje. Basha: Kur gishti tregon hënën, budallai tregon gishtin

10:37 / February 7, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
parlamenti kuvendi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas fjalës së kreut të PD-së Lulzim Basha ka replikuar ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj. Në fjalën e tij ai tha se opozita kërkon të nxijë Shqipërinë, por është një përpjekje e dështuar. Ministria e Brendshme tha ai, nuk do të prodhojë viktima në Bulevardin e Tiranës siç ndodjhi në 2011, kur ishte vetë Basha ministër i Brendshëm.

“E kam parë që gishtrin tregues e tregoni si një formë pistolete butaforike po mos ta tregoni kurrë kundër meje. Ironia e historisë që ju të përdorni sot një njollë pa fund boje të zezë kundër Shqipërisë, por përpjekja është e dështuar dhe butaforike. Nuk mund ta nxini as Shqipërinë , as ministrinë e Brendshme, sado të përpiqeni. Kurrë nuk do të arrini të më shihni në pozicioni që keni qenë ju në 2011, kurrë nuk do të arrini që Ministria e Brendshme të prodhojë viktima në Bulevardin e Tiranës, kurrë nuk do arrini që Shqipëria të marr atë njollë të zezë që e keni lënë ju personalisht në postin e Ministrit të Brendshëm”, tha Lleshaj.

E mënjëhershme ka qenë edhe replika e kreut të opozitës Basha, i cili tha se në kohën kur ai ishte ministër u arrit liberalizimi i vizave për shqiptarët.

“Ka një shprehje të njohur për shqiptarët kur gishti tregon hënën budallai tregon gishtin. Kjo është shprehja. Ty të duhet pak kohë t’i mësosh përmendesh tezat bajate të Edi Ramës që duhet ta pyesësh pse i promovoi ata që shtin mbi ata që sollët për të vrarë dhe marshuan drejt pushtetit tuaj korruptiv. Këto janë çështje që socialistët i dinë fare mirë. Prandaj do të duhet pak kohë të mësosh tezat bajate. Përsa i përket rekordit tim si ministër i Brendshëm je dy herë fatkeq, sepse kur unë punova dhe ia dola të plotësoja 150 kritere të luftës kundër krimit të organizuar së bashku me miq të nderuar dhe arrita që shqiptarët të realizonin ëndrrën pa viza në Shengen, zotrote e kishit mendje si të krijonit alibi për Edi Ramën dhe pengesat që ai i vuri Shqipërisë si askush tjetër po pa sukses në procesin e lirimit të vizave për shqiptarët, dhe se ku e ke katandisur sot Shqipërinë shefi yt, paraardhësit e tu dhe propaganda jote nuk ndihmon dot”, tha Basha.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Moti i keq dhe reshjet e shiut në Kukës, disa zona pa energji elektrike, të gjitha akset kombëtare të kalueshme

09:32 / November 23, 2026

Lojtarët e Kukësit dhunohen në tunelin e stadiumit të Orikumit

18:00 / November 22, 2026

Kreu i Inteligjencës Amerikane: Putin nuk është mik i SHBA-së në çështjen e Ukrainës

16:52 / November 22, 2026

Ahmeti pas takimit me Ramën: Biseduam për bashkëpunimin mes dy vendeve dhe perspektivën evropiane

15:19 / November 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.