Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Lleshaj: Krimi i organizuar i ka shtrirë tentakulat kudo, ka marrëdhënie me politikën dhe policinë

20:14 / March 18, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
2 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj deklaron se krimi ka vendosur marrëdhënie me policinë dhe politikën. Ndaj, sipas tij, duhen struktura shumë të forta për ta luftuar atë.

“Krimi i organizuar në Shqipëri është zhvilluar dhe ka nevojë të merret seriozisht. Me krimin e organizuar në sigurinë publike, Shqipëria ka parametra optimale krahasuar me nivelet e vendeve të tjera të Europës. Nëse kjo çështje nuk adresohet në mënyrë të veçantë, Shqipëria do të ketë probleme të mëdha, krimi i organizuar kërkon ndërhyrje të forta, nisi me OFL por u la në mes të rrugës pa u marrë në mënyrë të fortë me krimin e organizuar. Krimi i organizuar është krim ekonomik dhe financiar kryesisht. Krimi i organizuar quhet i organizuar sepse organizohet. Krimi mundohet të jetë i pranishëm kudo dhe të krijojë marrëdhënie dypalëshe kudo. Ndërton marrëdhënie me policinë, me politikën, me median, etj. Krimi i organizuar ka tentakula kudo. Marrja me të është një detyrë shumë e hollë dhe duhet të merresh tani, sepse ka vende që e kanë humbur luftën me krimin e organizuar. Duhet të krijohen struktura të specializuara dhe shumë të forta. Duhet të specializohen policë që kuptojnë inteligjencën artificiale. Përgjithësisht me këto çështje nuk merrem, janë çështje policore, fatkeqe. Ne reagojmë përherë me vonesë. Diskutimi që duhet bërë sot është si të parandalohet një tjetër krim. Lënia ose mungesa e eficencës në goditjen e krimit të organizuar rëndon mbi të ardhmen. Krimi i organizuar goditet përpara se të marrë paratë. Për sa kohë një 20 vjeçar ka një makinë 100 mijë euro në rrugët e vendin, kjo duhet diskutuar. Nuk mund të ketë një 20 vjeçar një makinë 100 mijë euro, pasi ai akoma nuk ka marrë rrogën e parë”, u shpreh Lleshaj gjatë një interviste për Panorama TV.

krimi Sandër Lleshaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi shqyrton raportet e SPAK, KLSH dhe Avokatit të Popullit, PD vendos para seancës për pjesëmarrjen

08:23 / July 20, 2026

SHBA-ja vijon sulmet, godet Iranin për natën e nëntë radhazi për të “nderuar” amerikanët e rënë

08:19 / July 20, 2026

Spanja, kampione e Botës! Argjentina zbret nga froni

08:00 / July 20, 2026

Serbia përballet me përhapjen e etheve afrikane të derrave, zgjerohet harta e vatrave të infeksionit

20:36 / July 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.