Koronavirusi ka shkaktuar një rrëmujë të madh në botën e sportit teksa një sërë aktivitetesh janë anuluar, si kampionati Europian. Ndërkohë, mes aktiviteteve më të rëndësishme të këtij viti janë edhe Lojërat Olimpike të Tokios.
Ato janë vënë në diskutim serioz pas shpërndarjes së COVID-19, ndërsa kërkohet të shmanget me çdo kusht anulimi i tyre dhe shtyrja për në vitin pasardhës. Së fundmi, presidenti i Komitetit Olimpik, Tomas Bach, ka pohuar se për momentin kanë shtyrë vendimin që do t’i duhet të marrin rreth Lojërave olimpike.
Bach thekson katër javë do të shërbejnë për të marrë një vendim, teksa vullneti është që Lojërat Olimpike të zhvillohen në shtator. Kjo pasi duket e pamundur që ato të fillonin më datë 24 korrik, ashtu siç ishte parashikuar.