FBI ka paralajmëruar për sulme të mundshme kibernetike gjatë Lojërave Olimpike të Tokios.
”Në një paralajmërim dërguar profesionistëve që merren me sigurinë e internetit, Byroja Federale e Hetimit thotë se Lojërat Olimpike u sigurojnë disa aktorëve të sponsorizuar nga disa shtete një mundësi të madhe për të krijuar konfuzion, për të kërkuar shpërblime dhe për të çuar përpara objektivat e propagandës së tyre”, sipas CNN dhe Fox News.
”Megjithatë, për momentin, nuk ka një kërcënim konkret, por hakerat mund ta synojnë këtë kërcënim sidomos nëpërmjet medias, hoteleve, mjeteve të transportit dhe biletarive”, shtuan gjigantët amerikanë të informacionit.