Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Lojtarët e Guardiolës nuk dinë të gjuajnë penallti, statistika shumë negative për një ekip si ata

14:05 / February 3, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Te Mançester Siti, mes shumë “halleve” të këtij sezoni, është edhe çështja e penalltive. Djemtë e Guardiolës kanë një ngërç të madh për ta dërguar topin në rrjetë nga pika e bardhë. Mbrëmjen e djeshme kundër Totenhem ishte Gyndogan, lojtari i radhës që humbi penallti për Sitin, moment kyç ndikues në mbarëvajtjen e ndeshjes.

Mançester Siti ka gabuar plot katër penallti, në gjashtë të goditura, nga plot tre lojtarë. Gyndogan (1), Stërling (1) dhe Zhezus (2) kanë dështuar të shënojnë dhe i kanë shtuar Guardiolës një problem më shumë në këtë sezon, që për “qytetarët” nuk po shkon aspak mirë, ku Liverpuli i ka nxjerrë nga loja për titull.

I vetmi ekip, që ka regjistruar një rekord më negativ se Siti në këtë aspekt, është Mançester Junajtid. Djajtë e kuq kanë humbur shtatë penallti, që nga nisja e sezonit të kaluar të Premier Ligës. Kjo është shifra më e madhe e ekipeve të kampionatit anglez.

Ndërkohë te Siti, nuk do jetë aspak çudi të shohim portierin Ederson të godasë penalltitë, duke parë se asnjë lojtar i sulmit nuk është i aftë t’i shndërrojë në gol dhe gardiani brazilian ka treguar aftësi shumë të mira me topin në këmbë. Edhe Guardiola është shprehur më parë se mund ta marrë Ederson atë rol.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ferran Torres zyrtarizohet te PSG

18:15 / August 15, 2026

Kategoria e Parë/ Hidhet shorti për kalendarin e sezonit të ri, java e parë dhuron menjëherë një supersfidë pretendentësh

15:57 / August 14, 2026

FSHF prezanton Shefin e ri të Arbitrave/ Spanjolli Gonzalez Vazquez: Do të punojmë për të përmirësuar arbitrimin

11:30 / August 14, 2026

Supergol i Uzunit ndaj Club América, ylli shqiptari shënon dhe dërgon Austinin në çerekfinale

10:45 / August 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.