Mediat gjermane shkruajnë se reperja shqiptare Loredana do të jetë pjesë e jurisë së një prej spektakleve më të njohura në vend.
Si çdo vit, thashethemet janë shpërndarë me shpejtësi të madhe: Kush do të jetë në jurinë e sezonit të ri të “Deutschland sucht den Superstar” ngjitur me anëtarin më të vjetër, Dieter Bohlen?
Emri i Loredanës është përfolur nga shumë media, bashkë me atë të kolegut të saj Bushido.
Sezonin e kaluar, fituesi i vitit 2011 Pietro Lombardi ishte jurist. Por ai tashmë është larguar bashkë me kolegët e tij, këngëtarin Xavier Naidoo dhe koreografen Oana Nechiti.
iç shkruan “20 Minuten”, Loredana është përfolur se mund të jetë pjesë e spektaklit, por RTL hedh poshtë lajmin duke thënë se reperja zvicerane nuk do të bëhet pjesë e bordit të jurisë.
Zëdhënësi i RTL Anke Eickmeyer njoftoi se emrat e jurisë do të shpallen brenda ditëve të ardhshme.
