Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Lorenc Vangjeli/Në prehërin e Ramës ka vend për dy B-të e PD-së

13:53 / January 10, 20224 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Lorenc Vangjeli
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Lorenc Vangjeli

Basha: “Rama e Berisha, dy vëllezër siamezë!”.

Berisha: “Binomi i pandashëm Rama –  Basha!”.

Edhe kryetari, edhe ish-kryetari i Partisë Demokratike, të shtunën në mbrëmje arritën kulmin në përpjekjet e tyre për të strehuar tjetrin në prehërin e Ramës.

Vetë Rama, një ditë më pas, tentoi të distancojë nga të dy prehërin e tij, duke i konsideruar kaq të padobishëm tashmë për veten, sa nuk ju drejtua as njërit dhe as tjetrit, por demokratëve. Pra, njerëzve që kanë votuar kundër tij dhe që sot e shohin atë të vizatuar nga vetë drejtuesit e tyre, si padron të shefave të PD-së.

E shtuna nuk ishte pika që derdhi gotën e mbushur me urrejtje. Dhuna e të shtunës thërrmoi gotën e demokratëve dhe ju shpjegoi qartësisht, mes mjegullës së fikëseve të zjarrit të Bashës, vareve të Berishës dhe gazit lotësjellës të policisë, se partia e tyre është peng i dy individëve. Nuk mjafton as një mbidozë idealizmi apo naiviteti, nuk mjafton as një egoizëm ekstrem interesash, për të mos dalluar këtë të vërtetë të thjeshtë që nuk e mbulon dot as lakuriqësia e dy mbretërve egoistë të PD-së.

Njëri Piter Pan i parritur i politikës, të shtunën në mbrëmje dëshmoi se nuk kishte kuptuar asgjë nga gjithë kalvari ku po tërheq partinë dhe më shumë akoma, interesat e gjithë vendit, për hir të vulës që mban në xhep. Lulzim Basha u shfaq krenar që kishte mbrojtur muret e selisë dhe mbase ju duk vetja strateg që kalaja e tij i la shkallëve sulmuesit.

Tjetri, Oso Kukë i epilogëve të përsëritur me hedhje në erë dhe rifillim sërish nga e para, kujtoi edhe njëherë shprehjen e famshme të një kohe në të cilën vazhdon të jetojë paprerë: Nuk ka kala që nuk e marrin komunistët!

Profesionistë në mbrojtje dhe në sulm, shkopistët dhe zjarrfikësit e Bashës dhe po aq profesionistë në sulm, xhenierët e gurëhedhësit e Berishës, u dëshmuan llahtarisht amatorë në politikë. Ata refuzuan të pranojnë atë që e shmangën që në krye të herës kur nisën të ndeshen me njëri-tjetrin duke thënë tjetër gjë nga ajo që mendonin dhe duke bërë tjetër gjë nga ajo që duhej bërë: shkëmbyen shikimin sy më sy me gazin lotësjellës!

Ka vetëm një zgjidhje, e cila sa më vonë të jepet, aq më keq do të jetë për të gjithë. Dhe kjo zgjidhje kalon absolutisht mes votës. Sa kohë që zgjedhjet e parakohshme janë një ushtrim demokracie edhe për vetë qeverisjen e vendit, rikonfirmimi i legjitimitetit moral dhe politik i institucionit të kryetarit të një partie, është nevojë ulëritëse për PD-në. Edhe versioni më i keq i mundshëm, konkurrimi mes Bashës dhe Berishës, do të ishte shumë herë më i mirë se përpjekjet kriminale për të ruajtur status quo-në e tanishme: paqe deri sa të rifillojë lufta që nuk mbaron! PD ka nevojë të dalë nga tuneli, fillimisht me aktin që pritet nga Basha, dorëheqje dhe krijimin e një grupi të përbashkët pune që të përgatisë zgjedhjet për kryetarin e partisë. Nëse ecet në këtë fill të tendosur të logjikës ka ende shpresë që të shmanget autostrada e gjërë e vetëshkatërrimit të partisë, ku me një lehtësi të papërballueshme po ecin të gjithë. Ky është leksioni i vetëm që mund të jepte ajo shfaqje groteske e të shtunës, që i rrëfeu syve të publikut një parti që e kishte nisur me “Rama Ik!” dhe po vazhdon drejt humnerës me duetin “Basha/Berisha Ik!”.

Të shtunën, të dy palët deklaruan fitoren duke pretenduar secila viktimizimin e vetes dhe afërsinë e tjetrit me Edi Ramën. Në fakt të shtunën humbën të gjithë. Humbi Partia Demokratike, i humbur është jo vetëm populli opozitar që sheh si tkurret një pronë jashtëzakonisht e rëndësishme publike si PD-ja, por edhe gjithë shoqëria shqiptare që sheh disekuilibrimin e skenës politike. I humbur është dhe vetë Edi Rama që të gjithë e shpallin fitues të padiskutueshëm nga absurdi në PD. Një opozitë e dobët dhe e shkërmoqur nuk e bën maxhorancën me të fortë, përkundrazi. Ajo krijon kushtet që ta bëjëatë  më arrogante, më të ashpër, më të papërgjegjshme dhe më të pandëshkueshme, por në thelb, e bën autore të një qeverisjeje më të keqe. Dhëntë Zoti që këtë të vërtetë ta ketë kuptuar edhe Edi Rama, për të cilin tani edhe kritikët e tij më të egër thonë se ka lindur jo me këmishë si fatlumët e rrallë të kësaj bote, por me një garderobë të tërë, të qepur nga dy rrobaqepësit e trazuar të PD-së. Një shenjë e dha. Edhe pse në prehërin e tij ka vend për të dy, i refuzoi dy B-të e PD-së; ata mund ta ndihmojnë për të ruajtur edhe më gjatë pushtetin e tij, por janë rrënues të nevojës dëshpëruese për të ndërtuar shtetin e të gjithëve.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

O sa mir me ken… dëshmitar, o hej!!

11:11 / September 17, 2026

Pse u dënua Hashimi

20:40 / September 16, 2026

Duhet të kishim dhe ne shqiptarët qelitë tona në Hagë

20:20 / September 16, 2026

E vetmja gjë që nuk ka ndryshuar është përndjekja politike ndaj Erion Veliajt

21:19 / September 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.