Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Lorik Cana “masakron” Shqipërinë: Kosova ka arritur atë sukses që kuqezinjve i’u deshën 80 vite

16:42 / January 22, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
cana
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish kapiteni i Shqipërisë, Lorik Cana në një intervistë për RTV Dukagjinin ka thënë se përfaqësuesja e Kosovës ka ndikuar në dobësimit e Kombëtares. Cana ka thënë se Panuçi ka marrë Kombëtaren në një pozitë të vështirë, por gjykimi ndaj tij do të bëhet në fazën kualifikuese të Kampionatit Evropian.

“Kur merr një ekip që ka arritur të luajë në Kampionatin Evropian, dhe që ka arritur në një nivel të lartë, është shumë e vështirë të mbash atë nivel. Ai është trajner i ri dhe ka dëshirë të madhe për të arritur suksese dhe gjykimi ndaj tij do të bëhet prej fazës kualifikuese të Kampionatit Evropian”.

Ish-kapiteni i Kombëtares ka thurur lavde për përfaqësuesen e Kosovës. Ai ka thënë se Kosova ka kryesuar grupin në Ligën e Kombeve me plotë meritë.

“Është një mundësi e artë për Kosovën që ndoshta nuk i përsëritet për pesë, dhjetë apo pesëmbëdhjetë vitet e ardhshme. Kosova në fazën kualifikuese të Kampionatit Evropian do ta ketë jashtëzakonisht të vështirë për t’u kualifikuar”.

Cana ka thënë ndër të tjera se Kosova ka arritur aq sa Kombëtarja e Shqipërisë nuk e ka arritur për 80 vite.

“Kosova e ka një mundësi të artë të gjendet në gjysmëfinale të një kompeticioni ku Kombëtarja e Shqipërisë nuk e ka arritur për 80 vite”, deklaroi ndër të tjera Lorik Cana.

cana Kosova suksese
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Disiplina nuk kursehet, publikohen vendimet për Xhaferin dhe Martinin! E pëson edhe Elbasani

17:56 / September 2, 2026

FIFA nën presion, federatat nordike i drejtohen Brukselit: Futbolli nuk është për t’u shitur

16:39 / September 2, 2026

FSHF reagon ashpër pas incidenteve në ndeshjen Elbasani-Vllaznia: Disiplina nuk pyet për emër

13:40 / August 30, 2026

Lionel Messi “si vera”, shënon tre gola, Inter Miami fiton 7-1 kundër Montreal

11:26 / August 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.