Lëvizja Socialiste për Integrin do të mbledhë grupin e saj parlamentar në orën 13.00 për të diskutuar për propozimin e kryetarit demokrat Lulzim Basha për të djegur mandatet.
E ndërkohë që demokratët nuk janë paraqitur në komisionet parlamentare, pasi janë në mbledhjen e grupit, në komisionin parlamentar të Ekonomisë ka qenë i pranishëm Edmond Haxhinasto, duke marrë pjesë edhe në debat për projektligjin për koncesionet e PPP.
