Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

LSI i vë vizën Lefter Kokës, Mehmetaj: Nuk është i joni, po të donim e digjnim Kryeministrinë

19:31 / February 21, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
51975469 2259401800992502 5094587702825713664 o
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj e ftuar në studion e Report TV për protestën dhe djegien e mandateve nga opozita, u shpreh se ajo që ndodhi në tubimin e 16 shkurtit nuk ishte dhunë, pasi sipas saj, nëse qytetarët do të donin, mund ta kishin djegur Kryeministrinë.

Ajo shtoi se pas protestës së sotme, nesër do të vendoset për ecurinë në vazhdim me protestat.

“Qytetarët janë të revoltuar, por asnjë protestë nuk ka qenë e dhunshme. As ajo e 16 shkurtit nuk ka qenë e dhunshme. Ajo nuk mund të quhet dhunë, pasi nuk u lëndua njeri. Nuk u qëlluan institucionet, por dy vepra që tregojnë karakterin e vërtetë të kryeministrit.

Familjarët e mi i  kanë edhe sot pasojat e atij gazi që të helmonte. Po të donin ta digjnin, do ta kishin djegur institucionin, por nuk ishte ai qëllimi.

Një parlament që ka  frikë që të bëjë seancë, pasi kanë frikë të përballen me qytetarët nuk është më parlament.

Me termin ndërkombëtar në Shqipëri vijohet që të abuzohet, pasi jo cdo i huaj meriton që të marrë një vëmendje kaq të madhe nga shqiptarët.

Unë vij nga Brukseli dhe në takimet e drejtpërdrejta me përfaqësues për Shqipërinë dhe nuk është e njëjta frymë që pompohet shumë kështu nga mediat.

Deklaratat e sotme lexohen në forma të ndryshme. Edhe ndërkombëtarët e vërtetë do të jenë shumë shpejt në të njëjtin qëndrim si opozita sot” tha ajo.

Referuar vendimit të Lefter Kokës për të mos dorëzuar mandatin e deputetit, Kejdi Mehmetaj tha se ai nuk është pjesë e LSI-së, ndërsa reagimi i njerëzve ndaj tij do të jetë i njëjtë si kundër Ramës.

“Qëndrimi i grupit të LSI ishte i qartë, ishte vendimi më i drejtë që mund të merrnim.

Në atë mbledhje të grupit kemi qenë të gjithë dakord, sot dorëzuam aktet e dorëheqjes dhe qëndrimi ka qenë unanim.

Persona të caktuar mbajnë përgjegjësinë e tyre personale, nëse bëjnë cdo hap që i shtojnë pak oksigjen Ramës.

Koka ka marrë vendimin e tij, kundër vendimit të LSI-së, kundrejt tij reagimi i qytetarët do të jetë i njëjtë si për Ramën.

Besoj që është qëndrim i qartë, cdokush që nuk ndjek qëndrimin e përbashkët nuk mund të konsiderohet më pjesë e jona” theksoi deputetja e LSI-së.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nis seanca plenare, PD mungon në Kuvend ndërsa jashtë vijojnë protestat

10:48 / July 2, 2026

Tensionet para Kuvendit, Spiropali:  Nuk duhet të merremi me protestuesit, por duhet të merremi me veten

10:28 / July 2, 2026

Bonusi i verës, Rama me pensionistët: Pranë jush kur ekonomia na jep mundësi, u rritën të ardhurat nga çmimi i naftës

09:30 / July 2, 2026

PD/ Ikën Paloka, Berisha fut në garë dy zonja për drejtimin e Këshillit Kombëtar! Në Kryesinë e re do të jenë 9 gra dhe 11 burra, konkurrojnë 61 kandidatë

20:16 / July 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.