Interi i Antonio Kontes ka thyer tabunë “San Paolo”, teksa ka mposhtur Napolin me rezultatin 1-3. Zikaltërit kishin plot 23-vite që nuk fitonin në transfertë ndaj Napolit në një ndeshje të Serisë A, teksa triumfi i fundit datonte në vitin 1997. Në stol atëhëre ulej Xhixhi Simoni, ndërsa në fushë ishin emra të mëdhenj si Bergomi, Simeone, Xhorkaef dhe Ronaldo “Fenomeni”.
Për sa i përket ndeshjes së sotme, për t’i dhuruar fitoren zikaltërve mendoi dyshja e sulmit Romero Lulaku dhe Lautaro Martinez. Belgu relizoi dopietë në pjesën e parë, ndërkohë që argjentinasi vulosi triumfin në të dytin. Golin e vetëm për Napolin, e shënoi Milik, i cili provoi të rihapte sfidën, por vetëm aq.
Për sa i përket futbollistit të Kombëtares, Elseid Hysaj, ai e nisi ndeshjen si titullar, teksa u zëvendësua në minutën e 81-të nga Lozano. Me triumfin e sotëm, zikaltërit rimorën sërish kreun, teksa kryesojnë së bashku me Juventusin me pikë të barabarta.
NAPOLI – INTER 1-3
Milik 39′ / Lukaku 14′ , 33′, Lautaro Martinez 62′
FORMACIONET ZYRTARE:
NAPOLI: Meret, Hysaj, Di Lorenco, Manolas, Mario Rui,
Allan, Ruiz, Zielinski, Kajehon, Milik, Insinje.
Trajner: Xh. Gatuzo
INTER: Handanoviç, Skrinjiar, De Vraj, Bastoni, Kandreva, Galjardini, Brozoviç, Vesino, Biragi, Lukaku, Martinez.
Trajner: A. Konte