Besimtarët myslimanë që nga sot kanë filluar muajin e shenjtë të Ramazanit.
Të famshmit tanë kanë uruar të gjithë besimtarët për muajin e Ramazanit, e një urim të veçantë e bëri edhe moderatorja Luana Vjollca.
Ajo postoi një imazh ku shfaqet me mbulesë në kokë në xhami, ndërsa u uroi besimtarëve agjërim të lehtë gjatë muajit të Ramazanit.
“Ju uroj të gjithë besimtareve mysliman një Ramazan të mbarë”, ka shkruar moderatorja në atë imazh.
Kujtojmë se Luana Vjollca së fundi ka bërë një ndryshim në dukje, ajo më nuk është bjonde dhe ka bërë flokët ngjyrë portokalli.
Sa i përket anës profesionale, që prej mbarimit të “Shiko kush Luan”, moderatoren nuk e kemi parë të angazhuar në ndonjë projekt.

