E kush nuk e mban mend këngën “Gjithmonë” të Flor Mumajesit me Luarin, këngëtarja e cila ka zgjedhur të jetojë në Berlin dhe tashmë i është rikthyer sërish muzikës.
E ftuar në Wake Up, Luar ka treguar më tepër për projektin e saj që pritet të dalë brenda majit dhe bëhet fjalë për ritme latine një rrymë e re për të.
“Motra ime ka qene shkak, Olesia, me eshte lutur ‘të lutëm mundohu kompozo dicka të atillë’. Këtë këngën e kam bërë në Kosovë dhe jo në Berlin dhe rrugës më ka vënë pa fund vetëm këngë latine dhe do ti që kur vajta më tregoi beat dhe e kompozova”, thotë Luar e cila ka bërë gjithashtu dhe tekstin e këngës së re.
Luar thotë se kënga do të dilte që në mars por u shty për shkak të koronavirusit.
