Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Laç-Fushë Krujë ku një makinë ka dalë nga rruga dhe është përplasur me disa gurë.
Për pasojë janë plagosur katër persona të së njëjtës familje, nga Kukësi.
Ngjarja ka ndodhur në mbikalimin e Patokut, ku mjeti Ford ka humb kontrollin duke dale nga rruga. Katër të plagosurit janë nisur drejt spitalit për të marrë ndihmën e parë. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
Video është postuar nga Balkanweb.
