Dy persona janë plagosur si pasojë e një aksidenti në rrugën Korçë-Voskopojë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13.00 kur mjeti tip “Benz” ka dalën nga rruga në vendin e quajtur “Porta e Gurtë”.
Për pasojë ka marrë dëmtime vetë drejtuesi i mjetit, si edhe O.A, banues në Korçë, pasagjer në mjet. Të dy të rinjtë ndodhen në Spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se ata ishin maturantë që po shkonin drejt Voskopojës.
Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia për të sqaruar rrethanat e ndodhjes së aksidentit ku paraprakisht dyshohet se është shpejtësia tej normave të lejuara.
