Një aksident është regjistruar sot në aksin kombëtare Elbasan-Librazhd, ndërsa të plagosur ka mbetur një çift.
Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm në fshatin Xibrakë. Automjeti tip ‘Toyota’ me targa greke është përmbysur anës rrugës dhe ka përfunduar në një kanal por fatmirësisht ka shpëtuar mrekullisht një çift që ndodhej në të.
Policia po heton për shkaqet e aksidentit, ndërsa të dëmtuarit janë transportuar për në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
