Një aksident është regjistruar në Maminas mëngjesin e sotëm, teksa një mjet ka përplasur një motomjet për invalid. I dëmtuari është dërguar në spital dhe është nën kujdesin e mjekëve.

NJOFTIMI

Më datë 26.07.2021, në orën 09:30, në Maminas, Shijak, shtetasi G. Gj., duke drejtuar mjetin tip “Volksëagen” është përplasur me një motomjet për invalid që drejtohej nga shtetasi M. V., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit shtetasi G. Gj., është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here