Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Manastirliu: Shkolla e re “Xhezmi Delli”, mjedise bashkëkohore për 300 nxënës e mësues

11:04 / May 3, 20241 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
3ogerta 1536x1024 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu dhe ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato përuruan sot shkollën 9-vjeçare “Xhezmi Delli”, një tjetër shkollë me mjedise moderne që i shtohet kryeqytetit.

Në fjalën e saj, ministrja Manastirliu theksoi rëndësinë e investimit në arsim në përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies dhe zhvillimit të burimeve njerëzore.

Godina e rikonstruktuar me mbështetjen e Bashkimit Europian si pjesë e programit “EU4Schools” dhe zbatuar nga UNDP, është transformuar në një hapësirë bashkëkohore dhe gjithëpërfshirëse me 10 klasa të reja, dy laboratorë të avancuar për IT dhe Kimi/Fizikë, një palestër të rinovuar, një fushë sporti në ambient të hapur, një sallë multifunksionale dhe një sallë infermierie dhe psikologjike, duke siguruar kushte moderne për të gjithë nxënësit, përfshirë ata me nevoja të veçanta.

Ky investim është pjesë e programit të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, pushtetit vendor dhe partnerëve ndërkombëtarë për të rikonstruktuar dhe modernizuar 100 shkolla dhe terrene sportive brenda këtij viti.

Infrastruktura arsimore është një nga prioritet e Ministrisë së Arsimit, që synon të rrisë cilësinë e mësimdhënies, duke investuar edhe në burimet njerëzore përmes trajnimeve profesionale për mësuesit dhe të ofrojë mjete mësimore të avancuara për nxënësit.

“Xhezmi Delli” ogerta manastirliu sportit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nga sot reduktohet numri i urbaneve në Tiranë, operatorët nxjerrin 20-30% më pak mjete

12:59 / September 1, 2026

Shteti merr në mbrojtje banesat monument kulture në rrezik/ Gonxhja: Nisim me 90 shtëpi në Gjirokastër

09:09 / August 29, 2026

Dita e parë e shkollës, nxënësit do njihen me rregullat, ndalohet celulari dhe ushqimi i pashëndetshëm

08:07 / August 28, 2026

Mbi 90% regjistrime në Mjekësi, fituesit nxitojnë të regjistrohen, pranojnë të punojnë tre vjet në Shqipëri

15:39 / August 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.