Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Manchester United nis bisedimet me PSG-në për transferimin e Neymarit

23:59 / May 22, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Neymar
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Manchester United raportohet se ka nisur bisedimet për transferimin e mundshëm të Neymarit. Braziliani po mendon seriozisht të largohet nga kryeqyteti francez pasi vulosi një transferim rekord prej 222 milionë eurosh nga Barcelona te Paris Saint-Germaini gjashtë vjet më parë. Për më tepër, PSG-ja nuk do të pengojë dëshirën e lojtarit të tyre për t’u larguar.

Neymar ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2027, por tani ka shumë gjasa që ai të largohet në verën e këtij viti. “L’Equipe” ka raportuar këtë të hënë se Manchester United dhe PSG-ja janë në bisedime për një kalim të mundshëm të 31-vjeçarit në “Old Trafford”.

Gjithashtu thuhet se mesfushori i “Djajve të Kuq”, Casemiro, po mundohet të bindë bashkëkombësin e tij që t’i bashkohet te gjiganti anglez. Man United synon që marrëveshja të jetë për huazimin e Neymarit për një sezon, me klubin që do t’ia paguante në plotësi pagën e tij.

Ndërkaq, klubi parisien thuhet se preferon më shumë që ta shesë reprezentuesin e Brazilit. Tani, pritet një takim mes këshilltarit të PSG-së, Luis Campos dhe përfaqësuesve të lojtarit.

“L’Equipe” raportoi gjithashtu se edhe Chelsea është ende duke monitoruar situatën e Neymarit, por dështimi i tyre për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve mund të ndikojë në përpjekjet e tyre për të nënshkruar me ish-sulmuesin e Barcelonës.

Manchester United neymar transferimi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Fundi i një epoke? Neymar flet për tërheqjen pas eliminimit tronditës të Brazilit nga Botërori 2026

08:18 / July 6, 2026

 I gjithë stadiumi në këmbë! Lot dhe emocione në rikthimin e Neymarit, ylli brazilian rikthehet me Brazilin pas gati tre vitesh

09:55 / June 25, 2026

Merret vendimi, Superliga ndryshon strukturë! Sezonin e arshëm 3 faza, preket edhe Kategoria e Parë

20:36 / June 23, 2026

Zyrtare/ Vedat Muriqi kthehet në Turqi, do të jetë sërish pjesë e Fenerbahçe

21:42 / June 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.