Një 21-vjeçare e shpallur në kërkim për mashtrim kompjuterik dhe fshehje të ardhurash është arrestuar.

E reja me iniciale A.S. ishte shpallur në kërkim pasi në vendimin e 21 nëntorit ku gjykata dha vendimin për 8 të arrestuarit kishte dhënë vendimin arrest me burg për të renë.

“Vijon operacioni policor i koduar ‘‘North Forex“.

Kapet dhe ndalohet 1 shtetase e shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni.

Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Shkodër, në bashkëpunim me forcën e posaçme “Shqiponja”, bazuar në informacionet e mara në rrugë operative, u bë kapja dhe ndalimi i shtetases në kërkim A. S., 21 vjeçe, banuese në Shkodër.

Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, më datë 21.11.2021, i ka caktuar kësaj shtetaseje masën e” sigursë ‘‘Arrest në burg“, për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik” dhe “Fshehja e të ardhurave””, thuhet në njoftimin e policisë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here