Ditën e nesërme në orën 12:00 pritet të mblidhet Komisioni Hetimor për shkarkimin nga detyra të Presidentit Ilir Meta.
Në këtë mbledhje do të shqyrtohen përgjigjet e ardhura nga institucionet, KQZ, polici, prokurori, si dhe Kolegji Zgjedhor.
Ndërkohë mësohet se javën e ardhshme do të thirret presidenti Meta në komisionin hetimor për të dëshmuar.
