Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Mbi 188 mijë vizitorë gjermanë në Shqipëri

11:46 / July 5, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
357771376 804292177751548 8028019094870463142 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro deklaron se “jehona e prezantimit të Shqipërisë në ITB Berlin, panairin më të madh të turizmit në botë, vazhdon të ngjallë interes”. Kumbaro ka publikuar në rrjetet sociale foto dhe detaje nga takimi i zhvilluar një ditë më parë në Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit me një përfaqësi të anëtarëve të Shoqatës së Tour-Operatorëve gjermanë (DRV), kryesuar nga Presidenti Norbert Fiebing.

Në këtë takim merrnin pjesë edhe drejtuesit e disa prej sipërmarrjeve turistike më të rëndësishme gjermane, për të ndërtuar bashkëpunime edhe më të suksesshme në të ardhmen. Kumbaro deklaron se në vitin 2022, mbi 188 mijë vizitorë gjermanë zgjodhën Shqipërinë për pushimet e tyre, tendencë që vazhdon edhe këtë vit duke e kthyer tregun gjerman ndër më të rëndësishmit për turizmin shqiptar. Ministrja ka bërë të ditur se 83% e kapaciteteve turistike janë tashmë të rezervuara për vitin 2023 në Shqipëri.

Vizita disa ditore e përfaqësuesve më të lartë të Shoqatës së Tour-Operatorëve gjermanë (DRV), dhe drejtues të Agjencive Turistike u organizua nga Agjencia Kombëtare e Turizmit, tw cilët erdhën në Shqipëri të nxitur nga interesi i lartë i turistëve gjermanë për të parë nga afër potencialin e madh turistik që ofron vendi ynë.

gjermane
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ndryshojnë rregullat për kartat e identitetit/ Si do të shpërndahen dokumentet dhe çfarë ndodh me ato që nuk tërhiqen

10:55 / October 12, 2026

Më pak sheqer në fillim të jetës, përfitime dekada më vonë: studimi zbulon 35% më pak rrezik për diabet

20:07 / October 11, 2026

Pas fasadës së mirëqenies: kontradiktat që sfidojnë mitin e “modelit nordik”

20:04 / October 11, 2026

Shteti hyn në lojën e dashurisë: Singapori krijon platformën që u gjen partnerë të rinjve

19:59 / October 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.