Shkrimtarja e njohur shqiptare, Flutura Açka në një postim në Facebook, ditën e djeshme kritikoi veshjen e vajzave shqiptare në ekran dhe mori si shembull moderatoret sportive.
Açka shkruan se nuk e di nëse zgjedhja është e shefave apo e moderatoreve që të zhvishen në ekran, por sipas shkrimtares kjo është mënyra e vetme që këto vajza mund të arrijnë të mbijetojnë në ekran.
Statusi i Flutura Açkës: “Vajzat e kujt sporti? Të jetë kjo zhveshje në programe kryesisht të dedikuar për burra – programet e sportit në tv shqiptare – një zgjedhje e tyre? Apo e shefave të tyre? Vajzat e sportit, i drejtojnë këto programe, besoj unë, sepse e njohin fushën e tyre, jo që të jenë objekt për t’ua kujtuar lukunisë, ndonjëherë shumë të uritur të burrave, se çfarë u mungon. Dhe të zgjuar nga adrenalina e lojës, hedhin sytë te e bija, tek e shoqja, të fqinja, te sekretarja, dhe përdhunimi iu duket sport i tyre. Në njëzet vite në Holandē, nuk më ka zënë syri kurrë, komentatore sporti të zhveshura kështu, madje asnje grua të zhveshur telelevizioni. E kuptoj, këtyre vajzave të mira, u duhet të mbijetojnë në këto ekrane të egra në këto forma, ndryshe do ta pësojnë si ca mikeshat e mia që nuk duken më andejpari ekraneve se janë “plakur”. Por unë do t’u lutesha që t’i ruanin këto fustane për mbrēmjet e diskotekat a plazheve të shumtë, sepse kështu mbrojnë disi nga strabikët mentalë mikeshat e tyre të heshtura pas ekraneve. Ua kam hequr fytyrat vajzave, sepse nuk e kam personale me to – mund të jenë plot të tjera që nuk m’i ka zënë syri – por e kam me ethet e pështira të ekraneve, që ma kujtojnë mua të parës, dhe ne grave shqiptare ku jemi e ku s’jemi, se çfarë është femra. Mua, që kam shkruar libra pë lirinë, mes të tjerash, për lirinë dhe emancipimin e gruas shqiptare”.
Pas kësaj deklarate, ka reaguar moderatorja Einxhel Shkira, e cila përmes disa postimeve në Instastory shprehet se shkrimi i Fluturës justifikon përdhunimet ndërkohë që të gjithë janë ngritur me marshime e protesta për të luftuar këtë fenomen.
Reagimi i Einxhel Shkira:
“Kërkoj ndjesë që jam kaq e ndjeshme dhe mbase s’duhet të flas fare por në fund të fundit kjo është ajo që duan ca… heshtjen !! E ndonjëherë nëse nuk ndihmon është më mirë të heshtësh!! Jam e shokuar nga konstatimi dhe llogjika qe ka përdorur një shkrimtare shumë e nderuar, mbi të gjitha grua, duke ja faturuar përdhunimet veshjeve të moderatoreve!! Gjithë këto javë ku jepen statistika se përdhunimi s’vjen nga veshja, gjithë këto javë po ngrejme zerin se pamja nuk i jep të drejtë askujt të përdhunoje, shkojnë dëm. Kur një grua del dhe e thotë mbulohuni se i hypi nepsi këtyre që iu shohin nga ekrani dhe përdhunojnë ato që kanë në shtëpi pastaj se s’kanë ku e çojnë epshin.
Kështu si thoni ju i bie që kur të shoh i urituri ushqimin në ekran e s’ka për të ngrëne në shtëpi të hajë gruan për darkë ose komshien!? Kështu si e arsyetoni ju i bie që kur të mos ketë luksin që shef në tv të dalë rrugëve e të vjedhë?! Mos shfaqim në tv atëhere asgjë që s’e kanë se mos i vjen lukunia këtyre burrave dhe bëjne të pabëra, jo për faj te tyre, po për faj të asaj qe kanë shikuar në tv!! Më mirë të thoni smë duket etike apo estetike zhveshja në ekran sesa të justifikoni përdhunusin me faktin se ka epshe ai e s’di ku ti shfryjë…
Se me thënë të drejtën ekzistojnë plot opsione shumë më normale sesa perdhunimi!!! Prandaj të mos bëhemi kaq naive e t’i trajtojmë përdhunuesit si viktima.
Pa dashur t’i dal në mbrojtje askujt e për të justifikuar veshjen e askujt madje as timen do ju lutesha që këtë lutje tja bënit atyre që përdhunojnë ta mbajnë veten dhe kur kanë epshe apo lukunira. S’ja ka dhënë zoti duart vetëm me kap me zor dikë por janë multifunksionale.
Do kisha dashur shumë që këtë status edukues ta kishit formuluar ndryshe. Do kisha dashur që si shkrimtare për lirinë dhe empancipimin e grave të shkruanit sesi me trupin bejmë ç’të duam ne dhe veshja e grave nuk është ftesë për përdhunim as nxitje!! Dhe e dashur nuk përbën ndryshim, nëse e veshim në mbrëmje apo diskoteke. Se ai qe ka mendje përdhunuesi e kap lukunia si në tv ashtu dhe club… apo sytë i lë në shpi ai?! Apo kur sheh femrat në club nuk kthehet në shpi me epshe?! Bejmë më mirë të kërkoj më shumë nga vetja jonë se sa të fajësojmë veten dhe kur s’kemi asnjë faj! Boll justifikuat përdhunuesit!”